Author: admin

Bashkimi Evropian ka hartuar një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me një afat kohor të qartë të veprimeve, sipas një diplomati të lartë të BE-së, duke folur në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor të martën. Siç tha një diplomat në kushte anonimiteti për agjencinë e njohur “Reuters” projektpropozimi iu dërgua të dy palëve të hënën, tha diplomati, duke folur në kushte anonimiteti. Teksa pret që dy palët të arrinin një marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit. “Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale……

Read More

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka gjobitur me 150 euro, i ka shqiptuar 2 pikë negative dhe i ka konfiskuar patentë shoferin për tre muaj, qytetarit që ka tejkaluar në vijë të plotë. “Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin, shtetas i Kosovës i cilit me 30 dhjetor 2022 ka drejtuar automjetin me tabela 01 dhe ndaj dhe tij  ka shqiptuar gjobë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim për tre muaj”,…

Read More

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit ka ndarë mirënjohje për dhjetë tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të rregullt të tatimit në pronë për vitin 2022. Me këtë rast, ata janë pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti e kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku, të cilët kanë shprehur falënderimin dhe mirënjohjen, duke thënë se me kontributin e këtyre bizneseve që me punën e tyre kanë ndikuar në zhvillim ekonomik dhe punësim të qytetarëve tanë. Pronarët e bizneseve të cilët janë nderuar…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se shkollave të Gjilanit po i shtohen pesë terrene sportive, të cilat kapin vlerën e afro 303 mijë euro. “Siç jemi zotuar edhe në programin qeverisës, rëndësi të veçantë po i kushtojmë zhvillimit të terreneve sportive. “Bajram Curri”, fshati Shurdhan – në vlerë 77,550.00€, “Skënderbeu”, fshati Vërbicë e Kmetocit – në vlerë 66,870.00€, “Fetah Qerimi”, fshati Vërbicë e Zhegocit – në vlerë 58,854.00€, “Afërdita”, fshati Kishnapole – në vlerë 57,733.60€, “Sadulla Brestovci”, Gjilan – në vlerë 41,870.00€, janë 5 shkollat të cilat shumë shpejtë do të bëhen me terrene…

Read More

Shkruan: Jahja Lluka Dikur iknim nga dhuna e aparatit shtetëror serbo jugosllav. Iknim nga thirrjet për të shërbyer në ushtrinë vrastre serbe nga dhuna e cdo ditshme  e policise, rinia ikte duke mos parë asnjë mundësi e prespektivë në vendin e tyre. Ikjet e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës i përshtateshin atëher regjimit serb, po SOT??? Sot pse ikim? Nëna pa djem, gra pa burra e burra pa gra, fëmijë pa prindër e fshatra të tëra të zbrazura për pak ditë. Viti 2015 do të mbahet mend për ikjen e madhe, e cila me të drejt nga njerëz të ndryshëm…

Read More

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, është krenar që është i pari shqiptar, që ka veshur fanellën e kombëtares së Kroacisë pikërisht me 17 tetor të vitit 1990, një vit para vdekjes së Jugosllavisë artificiale. Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave të njohura gjermane e franceze, tregon pse iu është falënderues kroatëve. “Isha i pari Shqiptare qe luajta për Kroacinë. Ndeshja Historike me SHBA-në, 1990! Rrezikova shumë, për këtë arsye kroatët janë falënderues”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

Read More

Boksieri shqiptar e nokauton serbin qysh në raundin e parë! Roberto Bakaj e ka mundur me nokaut qysh në raundin e parë boksierin serb, Jovan Zdelar. Boksieri shqiptar ishte i pakompromis, duke mos i lënë gjasa boksierit serb. Gjatë karrierës së tij në boksin profesionist, Bakaj ka tetë fitore në po aq ndeshje e të gjitha këto i ka arritur me KO.

Read More

Izet Abdyli Avdush Canaj, “Edhe ëndrrat në pranga (lirika nga burgu)”, Armagedoni, 2022 Ka njerëz të rendomtë që në jetën e tyre të përditshme janë aq modestë sa nuk mund ta kuptosh jetën, vuajtjet dhe sakrificatt që ka kaluar. I tillë është edhe poeti Avdush Canaj, i cili me vëllimin e tij më të ri “Edhe ëndrrat në pranga” na shpalos një pjesë të jetës së tij sa tragjike, sa të dhimbshme, po aq edhe krenare. Autori i këtij vëllimi të poezive në formën e një kronike poetike shpalos kujtimet e hidhura të një të burgosuri në burgjet e…

Read More

Shqiptarët në Zvicër nuk kanë pasur gjithmonë reputacionin më të mirë, dhe shpesh kanë përjetuar raste të diskriminimit. Por kohët ndryshojnë. Një brez i ri i shqiptarëve etnikë tani është i gatshëm të  performojë, eshte i uritur për sukses dhe di si të mbrohet. 360 anëtarë të kësaj gjenerate u mblodhën në Oerlikon fundjavën e kalua, në Hotel Kameha Grand për të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve “Swissalbs Entrepreneur 2022”. Ata janë fëmijë të emigrantëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Përparim Avdili kryeson shoqatën “Swissalbs”, e cila është themeluar në vitin 2018. Avdili është edhe kryetar i…

Read More

Në Gjimnazin “Kuvendi Lezhës” në Viti, është mbajtur një tryezë diskutimi me nxënësit e shkollës me temë: “Edukimi kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin zyrtarë nga: Drejtoria komunale e arsimit, përfaqësues të komandës së policisë në Viti, zyrtar nga Qendra për punë sociale, zyra për barazi gjinore në nivel komunal, mësimdhënës, udhëheqësia e shkollës, si dhe psikologu e nxënës të këtij Gjimnazi. Në tryezë u diskutua për shkaqet që vijnë deri tek dhuna në familje, përkatësisht ndaj vajzave dhe grave, si dhe parandalimi i këtyre rasteve. Gjithashtu u apelua për lajmërim të rasteve në…

Read More