- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Author: admin
Ka përfunduar regjistrimi i banorëve në Luginë të Preshevës. Me gjithë tentimin e Serbisë për pasivizimin e listave të qytetarëve shqiptarë, rezultatet në fund duken të kënaqshme. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se janë regjistruar rreth 123 mijë shqiptarë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. “Sot kemi marrë rezultatet preliminare nga enti i statistikave të Serbisë, ku verifikohen shifrat tonë që i kemi arritur rreth regjistrimit të muajit tetor, që jemi rreth 60 mijë shqiptarë në Preshevë dhe 123 mijë shqiptarë në Preshevë, Buajnovc dhe Medvegjë”, ka thënë ai. Arifi tha se sipas informatave që i posedon nuk ka…
KryetarI Hyseni: Riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore në Gjilan do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi”, ku përpos prezantimit të raportit 11 mujor të shërbimeve shëndetësore, u njoftuan për së afërmi me punën dhe angazhimin e gjithë stafit shëndetësor. Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore në komunën e Gjilanit do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë. “Duke i kushtuar kujdes të veçantë shëndetit të pacientëve të cilët marrin shërbime të përditshme në këto qendra,…
Realizimet e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e posaqërisht të atyre bujqësore, po vazhdojnë edhe më tej në komunën e Vitisë. Në realizim e sipër është një rrugë bujqësore në fshatin Podgorc. Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen, kryetari i komunës Sokol Haliti sot ka vizituar këtë rrugë, ku edhe ka takuar banorët e kësaj zone, të cilët e kanë falënderuar atë për përkushtimin që t’iu ofrohen shërbime sa më të mira, gjegjësisht qasje në tokat e tyre bujqësore, përmes kësaj rruge./GJILANI INFO/
Kryetari Haliti vizitoi fshatin Sadovinë e Çerkezëve dhe kompleksin memorial të dëshmorit Florin Maliqi
Kryetari Haliti vizitoi fshatin Sadovinë e Çerkezëve dhe kompleksin memorial të dëshmorit Florin Maliqi Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Sadovinë të Çerkezëve, konkretisht hapësirën e kompleksit memorial të dëshmorit Forin Maliqi në të cilën pritet edhe të vendosët busti i tij. Aty ata janë njohur edhe me punimet të cilët janë zhvilluar. Përndryshe në realizimin e këtij projekti kanë kontribuar shumë donatorë e përkrahje ju është dhënë edhe nga institucionet komunale të Vitisë, ku për këtë është falënderuar edhe nga Administratori i këtij fshati Rexhep Osmani. Kurse busti i këtij dëshmori…
Një tjetër sukses i madh për Kosovën. Xhudistja e Kombëtares sonë, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e artë në garën e rëndësishme “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit. Distria në finale mposhti britaniken Chelsie Giles, duke i siguruar një tjetër medalje Kosovës. Xhudistja jonë menaxhoi me mjeshtri finalen, duke e mposhtur britaniken Giles. Një tjetër sukses i madh për shtetin e Kosovës në fund të këtij viti, edhe një medalje artë nga gara e madhe “Masters”. Kujtojmë se Distria eliminoi amerikanen Delgado, pastaj spanjollen Perez, derisa në gjysmëfinale e mposhti Pupp nga Hungaria.
Në kujtimet e mia qyteza rrëzë bjeshkëve gjithmonë ka pasur një privilegj. Është një botë e vogël që rri sikur fle në një prehër malesh. Aty e kam kaluar kohën më të madhe të jetës dhe çdo detaj që lidhet me atë qytezë më krijon nostalgji, sepse aty ka rini, ka ditë me diell, ka hënë me yje, ka male me gjelbërim, ka fusha me livadhe, ka freski me lule, ka dashuri, ka nder, ka trimëri dhe ka krenari. Këto gjëra për mua kanë shumë domethënie. Por jo gjithmonë qyteza rrëzë bjeshkëve është aq e bukur dhe idilike. Në…
Komandanti i LMT kapiteni Engin Binkuy, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, i cili u prit nga kryetari Këshillit, Naim Aliu. Kryetari Aliu e falenderoi komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan. Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi musafirët për punën e KBI- së dhe për të arrituarat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. Gjatë diskutimit u vlersua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimsi./GJILANI INFO/
Xhaçka pret homologun grek në Tiranë: Dy vendet kanë interes për zgjidhjen me kompromis të çështjes së detit
Çështja e zonave detare, njohja e pensioneve dhe gjuha shqipe në Greqi ishin disa nga çështjet që janë diskutuar në takimin e ministres shqiptare të Jashtme Olta Xhaçka me homologun e saj grek Nikos Dendias. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimin të tyre në Tiranë, ministrja Xhaçka theksoi se të dy vendet kanë interes për zgjidhjen me kompromis të çështjes së zonave detare. “Kemi mirëkuptim dhe për të trajtuar zgjidhje për gjithë gamën e çështjeve të vështira të trashëguara nga historia dhe një nga çështjet ishte ajo e kufizimit të zonave detare që është në interes. Të…
Arbela Statovci: Kam mësuar të rritem herët. Më duhej të mësoja shpejt, si funksionojnë gjërat. Unë i trajtoj njerëzit ashtu siç do të doja që ata të më trajtonin mua Në një intervistë për Albinfo.ch, ne portretizojmë drejtuesen e përgjegjshme dhe të orientuar drejt qëllimeve, të ekipit në smzh (suisse management zürich). Me zonjën Arbela Statovci, i kthehemi karrierës së saj profesionale që të kuptojmë se çfarë vendi zënë rrënjët e saj shqiptare në përditshmërinë e saj të punës. Albinfo.ch: E nderuar zonja Statovci, çfarë rruge keni ndjekur për të qenë në gjendje të mbani pozicionin tuaj aktual si…
Barrikadat në rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë për të dytën javë me radhë dhe nuk ka asnjë qartësi se si dhe kur do të mund të hiqen ato. Për njohësit e rrethanave të sigurisë dhe atyre politike, çështja cenon rendin dhe qetësinë publike, por, megjithatë, kërkon zgjidhje politike. Disa qytetarë serbë, të anketuar në veri të Kosovës, thonë se barrikadat duhet të hiqen nga vetë ata që i kanë ngritur, por pasi të arrihet një marrëveshje politike për një gjë të tillë. Grupe të serbëve lokalë i ngritën barrikadat qysh më 10 dhjetor, pas arrestimit të një…

