Author: admin

Propozimi francez synon të tejkalojë dallimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe të bëhet edhe zhbllokimi i procesit për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Ky propozim përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike. Në pikën e parë të propozimit francez, thuhet se Këshilli Europian mirëpret vendosmërinë e ë Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme. Së dyti, Këshilli rikujton rëndësinë e…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, me ç’rast u nënshkrua Marrëveshje për donacion me Gjermaninë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e të cilit është 405 mijë euro. Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjithashtu, në këtë takim u theksua nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve, thuhet në njoftim. 

Read More

Për të parë nga afër punën dhe shërbimet që po kryhen ndaj qytetarëve nga shërbyesit civil, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot shërbyesit civil të sektorit publik, që nga Agjencia (Qendra) e Regjistrimit Civil, ofiçarisë, gjeodezisë dhe kadastrit. Kryetari Haliti, i ka përgëzuar shërbyesit civil për punën e mirë që janë duke e bërë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, e në veçanti në këtë periudhe, ku komuna e Vitisë ka fluks të madh të mërgimtarëve, dhe i ka inkurajuar ata ,që ta shtojnë vëllimin e punës, të ju…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. I pari i komunës ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në angazhimin e rinisë, në krijimin e programeve e kampeve gjëra këto që ndihmojnë të rinjtë e dy komunave të socializohen. “Pata nderin që në takim të pres Kryetarin e Komunës së Gostivarit z.Arben Taravari së bashku me ekipin e tij. Ishte një takim mjaft i frytshëm ku u bënë diskutime të shumta për mundësitë e bashkëpunimit në angazhimin e rinisë, në krijimin e programeve…

Read More

Alban Hyseni: Me fat Kurban Bajrami! Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Uroj që ndjenja e gëzimit që reflektojmë sot, të na shoqërojë përgjatë gjithë vitit. Solidaritetin, mirësinë dhe kujdesin për të tjerët t’i synojmë gjithmonë për të mirën e përgjithshme. Shëndet dhe mbarësi për të gjithë. Me fat Kurban Bajrami!

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, zyrtarët Leotrim Spahiu dhe Vjollca Kryeziu, kanë takuar Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë takim është diskutuar për krijimin e Shtegut të Çiklizmit, i cili pritet të jetë më i gjati në Kosovë. I pari i Kamenicës ka thënë se në këtë shteg relievi fantastik do ta prodhojë adrenalinën që vështirë se përjetohet diku tjetër. “Së bashku me Kryetarin e Prishtinës, z. Perparim Rama po punojmë në krijimin e Shtegut të çiklizmit, i cili do të jetë më i gjati në…

Read More

“Në këtë festë të sakrificës, ju uroj të gjithë besimtarëve mysliman festën e Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira për ju dhe familjet e juaja, duke ju uruar paqe, begati e mirëqenie të gjithëve. Uroj që të jeni afër njëri-tjetrit, por edhe afër atyre familjeve që kanë nevojë, sepse kjo është një festë e cila në thelbin e vetë e ka sakrificën, përkushtimin dhe adhurimin por edhe dashurinë për njëri-tjetrin. Zoti ju faltë mirësi , mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja. Uroj nga zemra mbarësi, mirëqenie dhe dashuri!” Sinqerisht Sokol Haliti Kryetar i komunës së Vitisë

Read More

Urimi I Kurban Bajramit  2022 “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që u bëri. Bamirësve merru myzhde”. (El Haxh, 37). Besimtarë të dashur, vëllezër e motra! Le ta falënderojmë Allahun e Lartëmadhërishëm që na e mundësoi që edhe sivjet ta presim festën e Kurban Bajramit, festën më të vjetër të njerëzimit, festën e parë që shënon devotshmërinë e njerëzimit ndaj të Madhit Allah që nga krijimi e këndej. Ibrahimi a.s. po bëhej gati që ta therë…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka filluar dje me projektin për trajtimin e qenve endacakë. Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, ka thënë se puna do të realizohet duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet sipas kontratës: kapja, transportimi, trajtim dhe kujdes, identifikim dhe regjistrim, kastrim/sterilizim, vaksinim dhe dehelmetizim si dhe kthimi në vendin e kapjes. ​“Po ashtu, projekti do të realizohet duke u dhënë përparësi zonave më të frekuentuara me njerëz si për shembull: qendra e qytetit, spitalet, shkollat çerdhet, parqet etj.”, ka shtuar Isufi. /Gjilani.info/

Read More

GIZ-i gjerman në bashkëpunim me komunën e Vitisë, kan mbajtur sot një punëtori rreth procesit të ristrukturimit të shërbimeve sociale duke u bazuar në hartëzimin social. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryesuesi i kuvendit komunal Bekim Azizi, përfaqësues komunal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të tjerë. Temë diskutimi e kësaj puntorie ishte integrimi, trajtimi dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuar. Me këtë rast kryetari Haliti tha se, çdo projekt që lidhet me çasjen në infrastrukturë, integrim, punësim në institucionet komunale dhe trajtim të personave me aftësi të kufizuara, komuna e…

Read More