Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, Bekim Salihu, ka inspektuar sot punimet gjatë asfaltimit të rrugës “15 Qershori”. Kryetari Hyseni bëri të ditur se brenda tri orësh do të përfundojë asfaltimi i kësaj rruge. “Për asfaltimin e kësaj rrugë janë bërë përgatitje paraprake. Nga biseda që patëm me punëkryesin, brenda tri orësh do të përfundohet asfaltimi dhe do të lihet kohë për çështje të temperaturës, çështje teknike e specifikat e asfaltimit, për t’u liruar më pas për qarkullim”, ka thënë kryetari Hyseni. Ai theksoi se shumë shpejt do të…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, kanë shpërndarë 15 kompjuterë për kabinetin e informatikës në SHMLP “Andresa Durrsaku”. I pari i komunës ka thënë se 53.256 Euro janë investime në Kabinete Teknologjike. “Ditën sot e nisëm me një investim mjaft të rëndësishëm për shkollën profesionale. Kabinetit të informatikës në SHMLP “Andrea Durrsaku” iu shtuan edhe 15 kompjuterë në inventarin e saj, investim ky nga komuna. 13 Laptopa, 13 kompjuterë, 2 projektorë dhe mjete të tjera përcjellëse janë dhuruar për shkollat e Kamenicës nga shkolla kantonale Wil-Uzvil. Ashtu edhe…

Read More

Gjilan, 15 korrik 2022 – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë të ditur se më 18 korrik do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë deri më 24 korrik. Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet nga ora 19:30 deri në ora 24:00, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura që të mos futen mushkonjat (insektet) brenda. “Dezinsektimi fillon nga lagja “Zabeli” gjegjësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se në Komunën e Kamenicës procesi i korrje-shirjeve ka filluar më datë 01.07.2022, duke filluar me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, pastaj më datë 07.07.2022 ka filluar edhe korrje – shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit. Sipas informatave nga kjo drejtori Më datë 10.07.2022 është bë hapja zyrtare e fushatës së korrje-shirjeve në komunën tonë. Gjatë këtij viti pritet të korren rreth 1,600 ha. me Grurë, 50 ha. me Elb, ndërsa sa i përket procesit të korrje – shirjeve për vitin 2022, do të…

Read More

Në kuadër të Olimpiadës së 63-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2022, që u mbajt në Oslo të Norvegjisë, ekipi i Kosovës ka fituar katër Mirënjohje Nderi, ku nga këta katër nxënës me më së shumti pikë (16), u vlerësua i riu vitias Dion Aliu. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka përgëzuar nxënësin Dion Aliu, për këtë sukses kaq të madh që e ka arritur në këtë olimpiadë. “Është nderë dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua si kryetarë dhe për të gjithë qytetarët e Vitisë, të kem të rinjë kaq të talentuar, si nxënësi…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot një delegacion të të rinjëve vitias, të programit “UP to Youth”, program ky i përkrahur nga USAID-i amerikan. Gjatë këtij takimi, këta të rinjë kanë kërkuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, që Komuna e Vitisë të bëhet partner në projektin “United for Inclusion”, i cili do të implementohet në Viti, përkatësisht do të bëhet një investim tek objekti i “Handikos-it”, në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka përgëzuar këta të rinjë për iniciativën, dhe iu ka premtuar mbështetje të plotë në këtë projekt. “Unë si kryetarë ju…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me kabinetin kanë mbajtur diskutimin publik lidhur me gjashtë mujorin e punës së Elzekutivit për vitin 2022. I pari i komunës ka paraqitur të arriturat kryesore gjatë kësaj periudhe. Në këtë diskutim me qytetarë edhe drejtorët kanë prezantuar punën e tyre në pika të shkurtra. “Ashtu edhe siç ishte planifikuar, dje u mbajt dëgjimi i parë publik, ku u prezantuan të arriturat kryesore përgjatë kësaj periudhe gjashtë mujore të qeverisjes. Drejtorët në pika të shkurtëra paraqitën punët e kryera të cilat janë vetëm një pasqyrë e vogël e punës së…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot një delegacion të të rinjëve vitias, të programit “UP to Youth”, program ky i përkrahur nga USAID-i amerikan. Gjatë këtij takimi, këta të rinjë kanë kërkuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, që Komuna e Vitisë të bëhet partner në projektin “United for Inclusion”, i cili do të implementohet në Viti, përkatësisht do të bëhet një investim tek objekti i “Handikos-it”, në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka përgëzuar këta të rinjë për iniciativën, dhe iu ka premtuar mbështetje të plotë në këtë projekt. “Unë si kryetarë…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar sot ndaj kompanisë KEDS, rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë, duke i cilësuar këto reduktime të pa pranueshme në këtë kohë, kur komuna e Vitisë ka fluksin më të madh të qytetarëve. Poashtu, ai ka kërkuar intervenimin sa më të shpejt, dhe kthimin në normalitet të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë. “Kërkoj nga kompania KEDS, që të kthej furnizimin normal me energji elektrike, në komunën tonë. Është e pa pranushme që në këtë kohë, kur Vitia ka fluksin më të…

Read More

Komiteti për komunitete është njohur sot me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar, e cila, siç ka thënë Kemal Shahin, kryesues i kësaj trupe komunale në Gjilan, përcakton masat, kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë në këtë proces. Shahin sqaroi se riatdhesimi ka të bëjë vetëm me kthimin nga vendet e treta të qytetarëve të Kosovës, apo të atyre qytetarëve me origjinë nga Kosova. Hollësi nga rregullorja për riatdhesim ka prezantuar Elez Kurteshi, ushtrues detyre i shefit të Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZKK) në Gjilan.     Detyrë e jona është që personat e riatdhesuar t`i ri-integrojmë në mënyrë të…

Read More