Author: admin

Remitencat nga diaspora, kategoria më e madhe financiare e të ardhurave Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje përgjat viteve, shkruan albinfo.ch. Paratë e mërgimtarëve që janë dërguar në Kosovë janë një burim që siguron gjendje stabile ekonomike dhe sociale për shtetin e Kosovës. Pa dyshim se remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe financiare në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore dhe në këto dy vjet pandemie, ishte shtylla kryesore që ndihmoi vendin, shkruan albinfo.ch. Duke qenë se të ardhurat nga diaspora kanë qenë përherë një ndihmë e madhe për…

Read More

Në Tiranë kërkesa e ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka që mes dy vendeve të mund të diskutohej në të ardhmen dhe mbi të drejtat e pronësisë së komunitetit çam mori një përgjigje me tone kërcënuese nga homologu i saj grek Nikos Dendias. Autoritetet greke kanë refuzuar gjithnjë ngritjen e çështjes çame në bisedimet me Shqipërinë duke e konsideruar si një çështje in-ekzistente. Prej disa vitesh pala shqiptare ka përmendur megjithatë në disa takime, të paktën në nivel të ministrave të jashtëm. Në takimin e sotëm, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka u shpreh se të dyja vendet mund…

Read More

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 157. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës. Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës…

Read More

Nesër për shfrytëzuesit e asistencës sociale , do të bëhet shpërndarja e 550 pakove ushqimore, duke filluar nga ora 14:00 e deri në ora 17:00, Shpërndarja do të bëhet nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale tek Depo “Luani” në Berivojcë përball Restaurant “Konaku”. Pako tushqimore janë donacion nga Shoqata “Bereqeti” dega në Kamenicë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Shfrytëzuesit e asistencës sociale duhet t’a ken me vete leternjoftimin dhe Kartelën Sociale për marrjen e pakos ushqimore./GJILANI INFO/

Read More

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ngritur disa shqetësime në lidhje me trajtimin e shqiptarëve nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Kamberi përmes një shënimi në Facebook thotë se policia e Serbisë ftesën për intervistim e paraqet si arrestim, ku sipas tij kjo mund të jetë mosdije profesionale, apo tendencë qëllimkeqe për frikësim. “Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar në polici ish-likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit”, ka shkruar…

Read More

Gjykata Speciale e ka ftuar për ta marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit, Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin. Lajmin për ftesën e ka bërë të ditur Agjencia Kosovarë e Inteligjencës (AKI), në njoftimin e publikuar në uebfaqen e saj. Sipas njoftimit të AKI-së, Ramadani beson se ky është një gabim teknik. “z. Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje”, njofton AKI, transmeton Gazeta Express. Tutje në njoftimin e AKI-së thuhet: “Në fletëthirrje precizohet…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e IKSHPK-së në lidhje me situatën me pandeminë gjatë 24 orëve. Sipas raportit, nga 398 testime, një qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërkohë, sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013. Në total numri i rasteve aktive është 157. /GJILANI INFO/

Read More

MAPL me Zyrën e BE-së në Kosovë, Qeverinë Zvicerane, Suedeze dhe  Norvegjeze kanë ndarë rreth 8 milion euro për Grantin e Performancës Komunale (GPK) me qëllim që të shpërblehen komunat me performancën më të mirë në tri fusha kryesore: Qeverisje Demokratike, Menaxhim Komunal dhe Ofrim të Shërbimeve, të përbëra nga 10 nën-fusha me gjithsejtë 28 treguesit të performancës. MAPL së bashku me donatorët më 23 maj organizuan ceremoninë për ndarjen e grantit të performancës dhe u shpalosen rezultatet e komunave përfituese, bazuar në performancën më të mirë të vitit 2020. Në prani të ftuarve, edhe një herë u ritheksua…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2022. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01.Nr.15017 i datës 13.05.2022 nga mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. 2. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit Sh.0.Nr.15084 i datës 16.05.2022, për pasqyrat financiare vjetore të Komunës për vitin 2021. 3. Të ndryshme Me propozimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në rend dite hyri edhe pika…

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Inspekcionit, po vazhdon punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore në këtë komunë. Me këtë rast në qytetin e Vitisë, por edhe jashtë saj kanë vazhduar punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore, qoftë në sinjalizimin horizontal, vertikal apo edhe me vendosjen e shenjave të trafikut. Këto punimet nga afër i ka vizituar edhe drejtori i kësaj drejtorie, Adnan Imeri, i cili edhe ka folur për këto punime. “ Mbrëma gjatë orëve të vona ishim në inspektim së bashku me Inspektorin e komunikacionit, Bushat Zuka si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Basri Aliu, me qëllim…

Read More