- Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan
- Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje
- Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj
- Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”
- U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
- Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026
- Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan
- Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Shaban Isufi është gjetur shëndosh e mirë!
Author: admin
Qitja luftarake me mortaja, pamje nga trajnimi i përbashkët mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dje kanë përfunduar trajnimin për qitje luftarake me mortaja nën drejtimin e instruktorëve të Forcës Tokësore të Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar një video përmbledhëse gjatë këtij trajnimi. Ai ka shkruar se “Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj. Në video ka folur edhe toger Edin Oruqi nga regjimenti i II-të i FSK-së. “Shpresoj që në të ardhmen do të ketë më shumë kësi trajnime për të rritur bashkëpunimin…
Nga: Biser MEHMETI DISA FJALË PËR LIBRIN ME TREGIME TË MUHAMET HALILIT, “NJË EMËR NGA LETËRNJOFTIMI” ( Me rastin e botimit dhe përurimit të këtij libri, edituar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu”, prill 2022 ) Muhamet Halili bën pjesë në mesin e krijuesve që vazhdon të shkruajë me pasion të madh në fushën e prozës, sidomos kur kihet parasysh fakti se numri i atyre që sot shkruajnë prozë është i vogël. Kam pasur rastin të lexoj edhe veprat e tjera të këtij krijuesi. Sa i përket librit me titull “ Një emër nga letërnjoftimi” mund të them se shkrimtari…
Asociacioni Alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan. S Noli” , në shenjë të librit dhe autorit Muhamet Halili, për të cilin është libri i tretë me radhe i këtij lloji ( tregime), organizoi një bashkëbisedim me krijues e artdashës. Kritikë e lexues thanë fjalën e tyre për vlerat e këtij libri , i cili gjithsesi pasuron letërsinë, veçmas në llojin e tregimit, duke ruajtur kështu edhe një traditë të shkrimtarëve gjilanas, të cilët i kanë dhënë shumë emra, tituj e vlera prozës shqipe në përgjithësi.…
Sot me fillim në ora 12.00, në Bibliotekën e Gjilanit, përurohet libri i autorit Muhamet Halili, i treti me radhë, kurse do të bashkëbisedohet për librin me tregime, “Një emër nga letërnjoftimi” Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, gjatë prillit të këtij viti botoi librin e radhës me tregime, me autor Muhamet Halilin, “Një emër nga letërnjoftimi”. Asociacioni Alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan. S Noli” , në shenjë të librit dhe autorit Muhamet Halili, për të cilin është libri i tretë me radhe i këtij lloji…
Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës së Kamenicës, sfidat dhe mënyrat e adresimit të tyre”
Komuna e Kamenicës në bashkëpunimë me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas mbështetur nga USAID-JAK për nder të Javës së Ndihmës Juridike Falas, ka mabjtur tryezë diskutimi lidhur me temën “E drejta e qytetarëve për qasjë në drejtësi dhe ndihmë juridike falas” saktësisht “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës së Kamenicës: Sfidat dhe mënyrat e adresimit të tyre”. Në këtë takim kanë marr pjesë Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, Drejtorja e Departamentit Ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas Flutura Zena-Berbati, Zyrtarja Komunale për Ndihmë Juridike Falas, Mirsije Ajvazi, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije…
Është mbajtur sot seanca e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal e Vitisë, ku në pjesën e parë, gjatë sesionit të paradites, për gati dy orë kanë kaluar me pyetje nga ana e këshilltarëve dhe përgjigje nga kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtorët e Drejtorive komunale. Në këtë seancë, në mesin e pikave të tjera, ishte edhe ajo e ndryshim plotësimit të Statutit të Komunës, mirëpo kjo pikë u shty për një seancë tjetër, sikur edhe ajo për propozimin për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim-plotësimin të vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e…
Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij duke e goditur me kokë në fytyrë. Në raportin 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:00, në Gjilan. Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman…
Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Koretin. Të pranishëm kanë qenë 103 pjesëmarrës në takim, ku me 59 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Isuf Canaj, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Fadil Bunjaku, Ismail Berisha, Ekrem Kovani, Adhurim Dervishi. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Avdullah Krashtica-Presheva”./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi kanë vizituar dje komunën e Tetovës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast ata janë pritur aty nga, kryetari i Tetovës, z. Bilall Kasami me bashkëpunëtor me të cilën kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të dy komunave në kuadër të projekteve të ndryshme në mesin e tyre në kuadër të projektit ndërkufitar. Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të dyja komunave në interes të qytetarëve Vitias dhe të Tetovës. Ai e njoftoj homologun e tij lidhur me…
Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në trend të rritjes, ndërsa konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët. Samire Braina, udhëheqëse e Repartit të Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se në pesë muajt e deritashëm të këtij viti, trajtim atje kanë kërkuar 60 përdorues drogash. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër ka qenë 43, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021, trajtim kanë kërkuar 112 veta. “Moshat [e përdoruesve] janë nga 18 vjeç e sipër, por kemi pasur raste edhe nën 18 vjeç, 15 apo 16 vjeç”, thotë Braina për Radion Evropa…
