Në Bruksel u mbajtën punimet Asamblesë së Përgjithshme e EU STEM Coalition, ku morën pjesë përfaqësues nga dhjetëra institucione evropiane të arsimit dhe industrisë. Në mesin e tyre ishte edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përfaqësuar nga delegacioni në përbërje të Prof. Dr. Xhevdet Thaqi Koordinator i projektit CoVE STEM Europe, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve, Prof. Dr. Naim Mustafa Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, si dhe Prof. Asoc. Dr. Fadil Osmani.
Sesioni i parë i punës i udhëhequr nga Fleur Korte dhe Rolf Schreuder solli disa zhvillime të rëndësishme për komunitetin STEM evropian. Një ndër momentet më të veçanta ishte fakti se Dokumenti Strategjik i Politikës STEM (Position Paper on the STEM Education Strategic Plan), i cili u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga institucionet në Bruksel.
Një tjetër pikë e rëndësishme e Asamblesë ishte themelimi i tre grupeve të reja të punës:
– Industry–Education Partnership Working Group,
– AI in Education Working Group, dhe
– Primary and Secondary STEM Education Working Group.
Këto grupe tashmë kanë nisur punën për hartimin e planeve konkrete të veprimit në fushat përkatëse të zhvillimit të STEM-it, duke synuar përforcimin e bashkëpunimit mes arsimit, industrisë dhe politikë bërjes evropiane.
Koordinatorja e projektit CoVE STEM Europe, znj. Joan Vandehoek, prezantoi përditësimet më të fundit lidhur me aktivitetet e zhvilluara dhe tё planifikuara për tё ardhmen në kuadër të projektit, si dhe prezantoi anëtarët e rinj të rrjetit EU STEM Coalition, të cilët pritet të japin kontribut të vlefshëm në nismat e ardhshme.
Gjithashtu, u bë thirrje për zgjerimin e rrjetit me partnerë të rinj nga Irlanda, Qiproja, Islanda, Polonia, Rumania dhe Lituania, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit STEM në Evropë.
Delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” po jep një kontribut të çmuar përmes realizimit të projektit CoVE STEM Europe, siç është themelimi i Qendrës së Ekselencës Profesionale në UKZ, si dhe zhvillimit të aktiviteteve inovative në arsimin STEM në nivel rajonal.
Ky angazhim i UKZ-së konfirmon edhe njëherë rolin e universitetit si lider në nxitjen e arsimit inovativ dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).
Sesionin e dytë të Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel e udhëhoqi Beatrice Boots, kurse Rebecca Allinson prezantoi studimin gjithëpërfshirës “Promoting STEM Education in Schools”, që përbën hartëzimin e parë në nivel të Bashkimit Evropian mbi mënyrat se si arsimi STEM promovohet në shtetet anëtare, nga arsimi i hershëm deri te formimi profesional.
Gjatë prezantimit u trajtuan gjashtë sfida sistemike të identifikuara në kuadër të studimit, si p.sh. Fragmentimi i qeverisjes dhe Rigiditeti i kurrikulës, duke theksuar se këto sfida ndër veprojnë dhe ndikojnë ndërsjellë në mënyrë të ndërlikuar.
Më pas, Dovydas Caturianas prezantoi praktikat më të mira evropiane në promovimin e STEM-it, me shembuj frymëzues nga Lituania, Danimarka, Holanda dhe vende të tjera të BE-së.
Në vijim, Zoltan Marton, përfaqësues i Hungarian STEAM Platform, ofroi një përditësim mbi ndikimin e ekosistemit dhe partneritetet midis qeverisë, shoqërisë, kërkimit akademik dhe biznesit, duke theksuar ciklin e vazhdueshëm të bashkëveprimit mes këtyre aktorëve.
Pjesëmarrësit analizuan Strategjinë Suedeze për STEM, përmes një prezantimi të detajuar nga Malin Thunborg dhe përfaqësuesit e Teknikcollege Sweden, e cila u vlerësua si një shembull frymëzues i bashkërendimit të arsimit me tregun e punës dhe industrinë.
Ky aktivitet shumëpalësh konfirmon edhe njëherë roli aktiv të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në nismat strategjike të Bashkimit Evropian për zhvillimin e arsimit dhe inovacionit STEM në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke forcuar pozicionin e tij si një partner i besueshëm në rrjetin EU STEM Coalition./Gjilani INFO/






