Policia në Viti ka arrestuar personin e dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, e ka kanosur me armë zjarri personin me të cilin kishte ndodhur mosmarrëveshja.
Për rastin ka njoftuar policia nga e cila është thënë se nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/