Ata kanë dalë me kërkesë për me “shfuqizu” një rregullore që as nuk e kanë votu!
Për mbi 10 vjet qeverisje, LDK e ka trajtu institucionin si zyrë të partisë, kjo partia që e ka shpikë militantizmin institucional, po tash i ka marrë malli për ditët kur zgjedhjet në institucione bëheshin në kafe.
Tash që sistemi po riorganizohet dhe po sistematizohet, LDK-së po i dhemb, se po e humbin ndikimin, po i dhemb se po i shkëputen duart prej administratës që dikur e kishin si pronë private.
LDK’ja kur nuk udhëheqin, zgjedhin me pengu,Kur nuk përfitojnë, zgjedhin me shpif, Kur s’kanë më asnjë dorë në vendime sillen si të përjashtuar, thuhet në reagimin e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arbër Musliu nga Lëvizja Vetëvendosje./GJILANI INFO/


