Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan

October 17, 2025

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje

October 17, 2025

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj

October 17, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan
  • Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje
  • Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj
  • Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”
  • U mbajt takimi sensibilizues në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
  • Janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues, afati plotësues në UKZ, nivelin Master për vitin akademik 2025/2026
  • Nxënësit e SHMAP “Adem Kastrati” realizuan një vizitë pune në Galerinë “Contemporary Art Center” në Gjilan
  • Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim: Shaban Isufi është gjetur shëndosh e mirë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Ambasadorja amerikane, Smith: ShBA-të mbështesin integrimin e Kosovës në NATO
Lajme Qendrore

Ambasadorja amerikane, Smith: ShBA-të mbështesin integrimin e Kosovës në NATO

adminBy adminMay 26, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka thënë se Aleanca Veri-Atlantike është e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Smith për Radion Evropa e Lirë ka përsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet evropiane apo euroatlantike. Ne besojmë se vendet duhet të kenë të drejtën të përcaktojnë bashkimin dhe anëtarësimin e tyre. Ne sigurisht që do të mbështesnim lëvizjen e Kosovës drejt programit të Partneritetit për Paqe”, ka thënë Smith, duke përkujtuar se vendimi për anëtarësimin e ndonjë vendi në këtë program, sikurse në vetë NATO-n, merret me konsensus të 30 vendeve anëtare.

“Nuk ka votim me shumicë të kualifikuar. Këtu të gjitha vendimet merren mes nesh, 30 anëtarëve. Ky është termi që ne përdorim, ku të 30 shtetet duhet të pajtohen për këtë. Pra, ky do të jetë një vendim që do të duhet të merret me konsensus nëse Kosova vendos të përpiqet të ecë drejt Partneritetit për Paqe”.

Ndihmë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte kërkuar edhe nëpërmjet një letre që i kishte dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, në mars të këtij viti.

Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s.

Programi përfshin pothuajse çdo fushë të aktivitetit të NATO-s, si: puna e lidhur me mbrojtjen, forumet e mbrojtjes, trajnimet, stërvitjet ushtarake, planifikimet për përgjigje të emergjencave civile dhe katastrofave të tjera, por edhe bashkëpunimin në shkencë dhe mjedis. Në përgjithësi janë afër 1,600 aktivitete.

Aktualisht, pjesë e Partneritetit të Paqes janë 21 shtete. Pranimi i çdo anëtari të ri bëhet me vendimin unanim të 30 shteteve të aleancës, në një votim që mbahet në Këshillin e Atlantikut./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti për sot me vranësira dhe intervale me diell, temperatura maksimale arrin deri në 19°C

October 11, 2025

Moti sot me reshje intensive shiu, pritet borë në disa zona

October 2, 2025

Aleanca për të Ardhmen pa Duhan: Kërkohen masa të reja kundër cigareve elektronike dhe duhanit në Kosovë

September 29, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan

By adminOctober 17, 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë…

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje

October 17, 2025

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj

October 17, 2025

Fillon asfaltimi i rrugës 2.4 milionē euro, “Hamdi Kurteshi”

October 17, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Aktivitete javore në trafikun rrugor të Policisë Rajonale në Gjilan

October 17, 2025

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 61 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2 mijë 327 gjobitje

October 17, 2025

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Naim Misini nga fshati Skifteraj

October 17, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.