Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni
Mbrëmë, së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Fadil Ademi, ishim mysafirë në familjen e Agim Mujit në Bresalc.
Biseduam për punët që kemi realizuar gjatë këtij mandati në Bresalc dhe për planet tona për mandatin e dytë. Banorët e kësaj ane treguan mbështetjen e tyre për vazhdimin e rrugëtimit tonë të përbashkët dhe për fitoren që po e synojmë pa balotazh më 12 tetor.
Takimet me qytetarë i vazhduam edhe në fshatin Vrapçiq, ku isha mysafir në familjen e Halil Miftarit. Së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Astrit Sherifi, dhe kryefamiljarë të fshatit, biseduam për angazhimin dhe mobilizimin e secilit prej nesh në këto tri javë të fundit deri më 12 tetor.
Faleminderit për mikpritjen dhe besimin.