Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Aktivitete kundër dhunës për vetëdijësim dhe angazhim për ndryshim
Lajme Lokale

Aktivitete kundër dhunës për vetëdijësim dhe angazhim për ndryshim

adminBy adminNovember 25, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
“Sot dhe çdo ditë tjetër”, është moto e fushatës ndërgjegjësuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në familje”, organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Gjilanit dhe Njësia për të Drejtat e Njeriut e cila ka filluar sot
Linditë Salihu, zyrtare për Barazi Gjinore dhe koordinatore e Mekanizmit Kundër Dhunës, tha se ky aktivitet i rëndësishëm me të cilin po shënojmë hapjen e fushatës kundër dhunës ndaj gruas, dhunës me baze gjinore dhe dhunës në familje – një kauzë që na bashkon për një shoqëri më të drejtë, më humane dhe më të sigurt.
Ajo tregoi se fushata fillon nga sot 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas deri më 10 dhjetor, “Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”.
“Këto ditë janë një thirrje për veprim, për secilin prej nesh që ta kundërshtojmë dhunën, diskriminimin dhe padrejtësitë që ndodhin në shoqërinë tone”, tha Salihu.
Zyrtarja për Barazi Gjinore dhe Koordinatore e Mekanizmit Kundër Dhunës, tha se gjatë këtyre 16 ditëve, do të ketë aktivitete që synojnë vetëdijesimin dhe angazhimin për ndryshim.
Nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku, tha se kjo fushatë, e cila zhvillohet çdo vit nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, nuk është thjesht një simbol, por një thirrje për veprim, ndërgjegjësim dhe angazhim të përbashkët për të luftuar një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë sonë.
“Dhuna me bazë gjinore mbetet një plagë e rëndë që prek jetët e grave dhe vajzave kudo, duke kërcënuar jo vetëm mirëqenien e tyre, por edhe të gjithë strukturën e shoqërisë”, tha Morina Bunjaku.
Nënkryetarja shtoi se si komunë angazhohen të forcojnë mekanizmat e mbrojtjes së viktimave të dhunës, duke garantuar mbështetje psiko-sociale, ligjore dhe ekonomike. Bashkëpunojnë me organizatat lokale dhe ndërkombëtare për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin mbi këtë çështje. Promovojnë barazinë gjinore në të gjitha nivelet, duke filluar nga shkollat, institucionet dhe komunitetet tona.
“Por lufta kundër dhunës me bazë gjinore nuk është vetëm një çështje e institucioneve. Ajo kërkon përfshirjen e secilit prej nesh. Së bashku, ne mund të bëjmë ndryshimin”, tha Morina Bunjaku.
Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Rozelida Manastiri, ka folur lidhur me legjislacionin në fuqi dhe veprimet e ndërmarrja nga organi i akuzës në luftimin e kësaj dukurie, përkatësisht përkushtimi i saj për të luftuar dhunën dhe për të garantuar drejtësi janë një frymëzim për të gjithë.
Drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Rapuca, ka folur për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Sipas tij kjo kërkon qasje gjithëpërfshirëse që mbulon aspektet sociale dhe shëndetësore.
Drejtori Rapuca, ka folur edhe për pikëpamjet dhe rolin e institucioneve shëndetësore dhe sociale në trajtimin e këtyre rasteve.
Për trajtimin e rasteve të dhunës në familje e cila kërkon qasje të specializuar dhe gjithëpërfshirëse, ka folur psikologja Aferdita Kqiku e cila ndau ekspertizën e saj lidhur me mbështetjen psikologjike për viktimat dhe rëndësinë e ndërhyrjes profesionale në këto raste./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman

June 24, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.