Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Administrata e VV-së bashkë me bedelët e nivelit qendror, e hoqën Akademinë për Rugovën nga kalendari i “Flakës”!
Lajme Lokale

Administrata e VV-së bashkë me bedelët e nivelit qendror, e hoqën Akademinë për Rugovën nga kalendari i “Flakës”!

adminBy adminJanuary 21, 2025Updated:January 21, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

“Në Gjilan, në sallën e teatrit, të gjithë janë bërë bashkë, intelektualë, qytetarë e veprimtarë, njerëz të letrave e librave, të dijes e politikës, për të nderuar veprën e njeriut që shkaktoi procese dhe realizoi ëndrra. Edhe këtë vit, ne morëm konfirmimin zyrtar që, në kuadër të Flakës së Janarit, LDK do të organizojë Akademinë përkujtimore”.

“Befas, 3 ditë më vonë, na vjen një shkresë nga Komuna e Gjilanit, e cila zhvendos në mënyrë tinëzare këtë Akademi, nën patronatin e Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.  Edhe më keq, sot në ora 11:00, sipas kalendarit, teatri i qytetit është i mbyllur. Akademia nuk organizohet. Qëllimi nuk dihet. Arritën me e largu këtë ditë të shënuar dhe t’i privojnë qytetarët e Gjilanit pa të drejtë, në pjesëmarrje në nderim të veprës së Dr. Ibrahim Rugovës”, thotë në reagimin e tij kreu i LDK-së së Gjilanit.

Ai tutje thotë se “Na privuan nga e drejta e organizimit, por nuk mund të na ndalin ta duam, ta respektojmë, të gjunjëzohemi e të kërkojmë të respektohen vlerat e trashëguara që janë Republika e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, trashëgimi që Presidenti histoik ia la popullit të tij”.

“Ata që sot i thonë lavdi marrisë, lë ta kenë për nderë. Vjedhja në emër të patronateve dhe sjellja si patron mbi çdo aktivitet, mbi çdo figurë, duke dashur të vjedhin për motive elektorale, të konsumojnë për motive elektorale, do t’u kthehet boomerang”, thotë Lutfi Haziri.

Sipas tij, LDK sot e përkujton me homazhe, me botim librash e koncerte, dhe me çdo lloj aktiviteti tjetër, duke dashur ta ruajmë e ta trasojmë veprën e Ibrahim Rugovës. Gjilani sot, si Komunë, e cila respekton e nderon heronjtë e njerëzit që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve, deshtoi. Dështoi ashtu siç ka dështuar këto katër vite për të përmbushur pritjet e qytetarëve të Gjilanit.

“Ashtu siç qeverisen keq, ashtu po sillen keq. Nuk dinë as të respektojnë e as të nderojnë”, thotë në reagimin e tij, kryetari i Degës së LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.