Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
  • Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
  • Parashikimi i motit për sot
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Hyseni ka pritur në takim ministren Haxhiu, e njoftoi për veprimet që ka ndërmarrë Komuna kundër dhunës në familje
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni ka pritur në takim ministren Haxhiu, e njoftoi për veprimet që ka ndërmarrë Komuna kundër dhunës në familje

adminBy adminJuly 25, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët, ka pritur në takim pune ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi ministren Haxhiu për vizitën, theksoi se në takim janë diskutuar një varg çështjes, me theks te veçantë për dhunën në familje.

“Çështje kryesore e diskutimit ishte dhuna në familje, e kemi njoftuar ministren për veprimet që ka ndërmarrë Komuna, për përkrahjen që e jep për të gjitha ato gra, nëna e vajza, të cilat ballafaqohen me dhunën në familje. Kemi marrë, po ashtu, disa rekomandime për veprime të reja që duhet t’i ndërmarrim”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka falënderuar kryetarin Alban Hyseni për pritjen, të cilin e ka përgëzuar për punën dhe angazhimin për interes të qytetarëve.

Ajo theksoi se janë dakorduar edhe për aspektet se “si do të mbështeten strehimoret nga Komuna e Gjilanit, se si do të krijohet një fond i veçantë përmes Ligjit kundër dhunës në familje, sikurse edhe për Qendrën për Punë Sociale, mekanizmat si policia, prokuroria dhe gjykatat, të cilat duhet t’i kryejnë detyrat në raport me rastet e dhunës në familje”.

“Në këtë takim diskutuam aspekte të ndryshme, sidomos brengat që kanë qytetarët të cilat i shfaqin në takimet që kryetari dhe stafi i tij zhvillojnë me ta, e që lidhet edhe me sistemin e drejtësisë. Adresuam një prej problemeve të mëdha që e ka vendi ynë e që lidhet drejtpërdrejtë me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore. Më vjen mirë për të gjitha veprimet që i ka ndërmarrë kryetari i Komunës gjatës kësaj periudhe të shkurtër. Janë hapa të duhur dhe është një shenjë pozitive që Komuna e Gjilanit do të jetë ndër komunat që do të funksionojë më së miri”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Më pas, kryetari Hyseni dhe ministrja Haxhiu kanë vizituar disa nga institucionet dhe mekanizmat që trajtojnë dhunën në familje, përkatësisht strehimoren e grave “Liria”, Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë e Kosovës. ​/GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kulturë

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

By adminJuly 24, 2026

Shkruan: Ismet Sylejmani Ka takime që zgjasin pak çaste, por zgjojnë kujtime të një…

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026

Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”

July 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026

Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?

July 24, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

July 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.