Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Princesha poliglote, që po e dridh Gjermaninë
Diasporë

Princesha poliglote, që po e dridh Gjermaninë

adminBy adminJune 22, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: HASAN QYQALLA

Flavia vie nga qyteti i Lasgushit, siç identifikohet Pogradeci. Është fëmiu i parë i qiftit simpatik Marsela dhe Fortan Pupa. Prindërit e çapkënes, fillimisht emigruan në Greqi, ku u lind edhe Flavia e çuni Floreni, ndërkaq Felixi i vogël u lind në Gjermani. Aty filluan dhe hapat e parë në institucionet parashkollorë, por që gjuhën shqipe e flasin dhe shkruajnë sikur t’ishin në Pogradecin e bukur. Natyrisht, në rrethana të tilla, s’do mend se e mësuan edhe gjuhën greke. Babai i Flavias, Fortani me punën e tij bënte vërtet art, gjersa mamaja Marsela ka mbaruar për parukere dhe shquhej me ide e kreativitet.

Pas krizës që e kaploi Greqinë, qifti me fëmijë, vazhdojnë migrimin në Austri. Meqë, atje u ballafaquan me sfida të mëdha burokratike, vazhduan për në Gjermani. Në Gjermani u vendosën në qytezën Bad Breisig, qarku i Koblenzit në Rheinland-Pfalz. Nuk e kishin fare lehtë, pasi nuk e njihnin as gjuhën, as kulturën… Thënë ndryshe, ishte një fillim i ri në rrethana të reja. Flavia nga gjuha greke që e kishte mësuar në kopsht, këtu u ballafaqua me një gjuhë krejt ndryshe, qoftë nga artikulimi apo edhe shkrimi (shkronjat). Drejtoresha e shkollës i propozoi të vizitoj qerdhen edhe për një vit, mbase të mësoj hapat e parë të gjuhës së re (gjermanishtes).

Insistimi këmbëngulës i Flavias, bindi pedagogun social që t’i lejohet ndjekja e mësimit sa të mësoj gjuhën por që nga viti tjetër të merrë statutin e nxënëses së rregullt. Flavia, lere që arriti ta mësoj ghuhën për një kohë të shkurtër, por në gjysmëvjetorin e dytë, rezulton nxënësja më e mirë e klasës. Kështu, ndryshon edhe qëndrimi i propozuar nga pedagogu dhe psikologu i shkollës, duke ia mundësuar vazhdimin në klasën e dytë. Suksesi i gocës, i befasoi këndshëm për të mirë pra, edhe prindërit e Flavias. Këtu sikur peshon urtia popullore, se “moti i mirë shihet në mëngjes”!

Përfundon ciklin e ulët katërvjeçarë me nota maksimale, si e para e klasës. Padyshim, çupa nga Pogradeci fascionoi gjithë stafin e shkollës me sukseset e saja, ku e sugjerojnë të vazhdoj mësimet në Gjimnazin “Are-Gymnasium” në Bad Neuenahr-Ahrweiler, që njihet për kritere të larta. Përveç “bajrakut” që mbanë në duar për mësime, Flavia nga qyteti i blertë, shquhet edhe në aktivitete tjera shkollore, siç njihet si magjistare e ngjyrave në artin pamor, volejbolliste aktive e grupmoshave të saj, gjuhë të huaja, etj.

Por, talenti i çupës simpatike, sikur nuk mjafton me kaq. Arsimtarja e muzikës, sa e dëgjoi zërin magjik të Flavias, e fton në kabinetin e veglave muzikore, pas orarit. E pyeti sa e përcjellë muzikën dhe që kur këndon. Flavia, me butësin e saj, i përgjigjet se i pëlqen muzika dhe këndon për vete. Që aty përzgjidhet, për festa e organizime shkollore të marrë pjesë si këngëtare, ku befason të pranishmit me zërin magjik. Befasia, vazhdon edhe më tej, kur Flavia merret edhe me krijimtari letrare.

Koncertin e fundit shkollor, Flavia u prezantua suksesshëm me këngën, tekstin e së cilës e shkroi vet. Kjo ishte vlerësimi dhe përzgjedhja e pedagoges së muzikës. Prandaj, kujtoj që Flavia, jo rastësisht u pagëzua nga këshilli i pedagogëve si “Princesha poliglote”! Presim që yjeve me famë ndërkombëtare, si Rita Ora e Dua Lipa, t’ ju bashkangjitet së shpejti edhe princesha e re nga qyteti i Lasgushit, Flavia PUPA, nxënëse shembullore e klasës së shtatë, që nga zemra i urojmë suksese…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

July 13, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.