Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Interesim i vogël i diasporës për bonot e Kosovës
Diasporë

Interesim i vogël i diasporës për bonot e Kosovës

adminBy adminJune 9, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar kishte marrë vendim që të themelojë një thesar të buxhetit për investime nga diaspora, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Financave kishte nënshkruar një marrëveshje me BQK-në dhe gjashtë banka të tjera komerciale për emetimin e bonove që do t’iu dedikoheshin mërgimtarëve. Periudha e aplikimit ishte njëmujore, ku nga shuma e ofruar për shitje që ishte 20 milionë euro, diaspora bleu bono në vlerë 10.4 milionë.

Thirrja për blerjen e këtyre bonove ishte për ta ndihmuar zhvillimin e vendit. Megjithatë, njohësit e ekonomisë dhe organizatat joqeveritare kanë theksuar disa mangësi gjatë këtij procesi.

Kastrati: Nga 20 milionë euro bono të thesarit, diasporës u dhanë vetëm 10,4 milionë euro

Profesoresha e Ekonomisë, Albulenë Kastrati, ka thënë për KosovaPress se në korrik të viti të kaluar në periudhën kohore që e kishte hapur Ministria e Financave për të investuar në këto bono, interesimi ka qenë i vogël, ku nga 20 milionë euro bono, sa kanë qenë të parashikuara të blihen, janë blerë vetëm 10.4 milionë euro.

“Diaspora jonë në mënyrë konsistente ka dërguar remitenca vitin e kaluar. Vlera e remitencave ka arritur  në vlerë rekorde prej 1.15 miliardë, vlera më e lartë historike ndonjëherë, por duhet të kemi parasysh që remitencat nuk janë investime, sepse shkojnë për konsum bazik, ushqim, veshmbathje, shkollim, shërbime mjekësore, dhe si të tilla mundë të shkojnë prapë aty dhe ne nuk mund të orientohemi kah investimet. Ideja e bonove të thesarit ka qenë që të kanalizohen mandej kursimet e emigrantëve tanë, diasporës tanë në investime, dhe atë të orientohen drejt investimeve në Kosovë. Ai raund i parë i hapjes që ka qenë vitin e kaluar, emetimi i parë prej 21 korrik deri 20 gusht 2021, si duket ka arritur vlerën prej 10.4 milionë nga 20 milionë borxh të emetuar, të paraparë nga Ministria e Financave që megjithatë mendohet të jetë një vlerë relativisht e ulët, megjithëse qëllimi është i mirë që ta kthejmë diasporën dhe investimet e diasporës, meqë kemi emigrantë që janë me dekada që janë mirë të themeluar jashtë dhe mund t’i sjellin paratë e tyre këtu, jo në formë të remitancave por në formë të investimeve”, tha Kastrati.

Krasniqi: Duhet të bëhet e qartë se ku duhet të investohen ato mjete nga ana e diasporës

Lirim Krasniqi nga organizata joqeveritare “Germin”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e qartë se ku duhet të investohen këto mjete, ani pse margjina e fitimit është bërë e ditur, derisa norma e interesit ka qenë zero për mërgimtarët.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

July 13, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.