Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

June 22, 2026

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
  • Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
  • Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029
  • Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029
  • Gjilani forcon kapacitetet për menaxhimin e fatkeqësive natyrore
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre aktakuzë për “Tregti të ndaluar”
  • Bilanc i trafikut: 28 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 gjoba të shqiptuara
  • Zhduket një mashkull në Makresh të Epërm – Policia nis hetimet për rastin
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Vdekja tragjike e çiftit kosovar në Francë, prokurori: Burri mbyti gruan me thikë, pastaj veten
Diasporë

Vdekja tragjike e çiftit kosovar në Francë, prokurori: Burri mbyti gruan me thikë, pastaj veten

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Prokurori publik ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të së martës (26 prill), kur çifti me origjinë nga Kosova u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës. Sipas prokurorit, deri te zënka me epilog tragjik ka ardhur, pasi bashkëshorti ka akuzuar gruan e tij për tradhti. 

“Gruaja u vra nga burri i saj”, konfirmoi prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon këtë të premte, pas mbledhjes së fakteve.

Sipas tij, autopsia ka zbuluar disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse në trupin e gruas 44-vjeçare.

“Më tej thuhet se burri e theri gruan e tij për vdekje para se ta kthente armën kundër vetes, në prani të tre prej tetë fëmijëve të tyre”, tha prokurori të premten, për mediat franceze, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu:
Çifti me origjinë nga Kosova - prindër të shtatë fëmijëve - gjendet i vdekur në apartamentin e tyre në Francë, dyshohet se janë therur me thikë

Çifti me origjinë nga Kosova – prindër të shtatë fëmijëve – gjendet i vdekur në apartamentin e tyre në Francë, dyshohet se janë therur me thikë

“Gruaja u vra nga burri i saj. Ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten”, tha prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon.

Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.

“Hetimi konfirmoi se një zënkë verbale mes prindërve shpërtheu mëngjesin e së martës, ku bashkëshorti 45-vjeçar akuzoi gruan e tij për ‘gjoja pabesi’”, shtoi prokurori.

Sipas prokurorit, ngjarja ka ndodhur në banjën e banesës kur njëri nga fëmijët pas theu derën dhe zbuloi trupat e pajetë të prindërve të tij.

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit.

Çifti bashkëshortor kishte tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.

Sipas prokurorit Nahon çifit nuk ishte i njohur për organet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

By adminJune 22, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Sipas raportit,…

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

June 19, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe 1,734 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

June 22, 2026

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

June 22, 2026

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

June 22, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.