Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi
  • Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Poezia për fëmijë e poetit Rrahim M. Sadiku
Kulturë

Poezia për fëmijë e poetit Rrahim M. Sadiku

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Zymber Mehani

Letërsia jonë për fëmijë këtyre ditëve u pasurua edhe me vëllimin poetik “Diell e flamur” nga poeti Rrahim Sadiku. Kjo përmbledhje poetike është shkas i mirë për t’i shënuar disa meditacione në lidhje me poezinë tonë për fëmijë, me atë që shpreh dhe mban ajo si fuqi potenciale njohëse dhe argëtuese, por mbi të gjitha edhe edukative.

Në aktualitetin, në të cilin po jetojmë, të sajimeve poetike te ne, për shumë arsye, e sidomos pse kemi të bëjmë me një përfaqësues të poezisë shqipe, mendojmë se poeti Rrahim M. Sadiku shquhet nëpërmjet këtij vëllimi poetik, ngase mendojmë se kjo përmbledhje dedikuar fëmijëve, vërtet është dëshmi për ekzistimin bukur delikat të indit poetik, që poeti Sadiku është duke e zhvilluar në vazhdimësi.

Ne nga vëllimi poetik “Diell e flamur” të poetit Rrahim Sadiku presim argëtim, edukim dhe hare për fëmijët, atë që është e natyrshme, tërheqëse dhe e pranueshme për fëmijët; atë që poetët ua kanë borxh fëmijëve, vargjet me karakter edukativ, argëtues dhe njohës. E këto i ka arritë me vargjet e veta poeti ynë për fëmijë, Rrahim M. Sadiku. Poeti Sadiku në vargjet e këtij vëllimi ka arritur të pasqyrojë tablotë e jetës fëmijërore me tërë laryshitë, peripecitë, dëshirat dhe të vërtetat me mjete të zgjedhura dhe të kuptueshme për moshën e fëmijëve. Ai dëshiron që me fjalë e vargje fëmijët t’i edukojë për punën dhe gëzimin që sjell ajo në jetë. Dhe mu ky është qëllimi kryesor që poeti Sadiku ia ka parashtruar vetes, pra, që brezat e rinj të edukohen për mlsim dhe punë, ngase këto janë burime të mirëqenies së tyre dhe hapa të sigurtë që dërgojnë drejt ardhmërisë së tyre të lumtur.

Gjuha e poetit Rrahim M. Sadiku në këtë vëllim është e kulluar, e thjeshtë dhe e kuptueshme për moshat femijërore. Edhe fjalori është i kapshëm për fëmijët. Figuracioni poetik korrespondon gjithashtu me moshën fëmijërore.
Motivet e trajtuara në poezitë e Sadikut janë jeta në fshat, marrëdhëniet në familje, jeta shkollore, natyra e vendlindjes etj. Metri dhe rimimi i vargjeve janl të ndryshëm.

P.s:
Ky vëllim poetik përmban pjesën dërmuese te poezive që autori Rrahim M. Sadiku i ka botuar në shtypin tonë për fëmijë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

KËNGA E ABAZ AGËS

March 4, 2026

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

By adminMarch 13, 2026

Inspektorët e Shërbimeve Publike nga Drejtoria e Inspekcionit, kërkojnë nga pronarët e subjekteve afariste dhe…

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.