Policia e Kosovës ka publikuar bilancin e aktiviteteve dhe rasteve të regjistruara, ku janë evidentuar gjithsej 42 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 20 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar gjithsej 1,972 tiketa për kundërvajtje në trafik.
Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 19 persona janë dërguar në mbajtje.
Këto janë të dhënat e raportuara në bilancin e fundit policor./Gjilani INFO/


