Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

adminBy adminOctober 7, 2026Updated:October 7, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Sabri Abdullahu

Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë, kujtimi për ta zbehet me kalimin e viteve. Por ka dhe njerëz që i takon vetëm disa herë, ndoshta për pak kohë, dhe ata mbeten përgjithmonë në kujtesën dhe zemrën tënde. Për mua një njeri i tillë ishte Prof. Halil Alidema.

Në vitin 1997 fillova studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko/Natyrore, në degën e Biologjisë. Si shumë studentë të asaj kohe, edhe unë u përballa me problemin e banimit, sepse konviktet nuk mund ti pranonin të gjithë studentët. Dy vitet e para i kalova duke banuar në rrugën që atëherë quhej Aktash.

Në vitin 1979, duke kërkuar një vend për të banuar, gjeta një shtëpi ku më doli përpara një burrë që nuk e njihja. Më tha se kishte një dhomë të lirë. Dhoma ishte diçka si një podrum, por për mua në atë kohë ishte e rëndësishme që gjeja një vend ku të jetoja. Pranova.

Pastaj ai u prezentua

,, Unë jam Halil Alidema.,,

Ishte hera e parë që takoja Prof. Halil Alidemën.

Nuk pata shumë takime me të. Bisedat tona ishin të shkurtra, por ato pak fjalë që shkëmbenim më lanë përshtypje të veçantë. Tek ai shihja një njeri të ditur, serioz dhe me një ndjenjë të fortë atdhetare. Një nga porositë që më kanë mbetur në mendje ishte se koha është e shenjtë dhe nuk duhet humbur, por duhet shfrytëzuar për të mësuar.

Ishte një këshillë e thjeshtë, por për mua kishte peshë të madhe.

Gjatë studimeve kisha edhe njjë koleg nga Pozhorani. Një ditë i tregova se po banoja te Prof. Halil Alidema. Ai me tha diçka që atëherë më bëri përshtypje:

“E tërë familja janë atdhetarë.”

Me kalimin e kohës, kjo fjali më është kujtuar shumë herë.

Në fund te smestrit, kur erdhi koha të shkoj në vendlindje, i tregova Prof. Halilit se do të largohesha. Ai më kërkoi që të mos e lija shtëpinë bosh, sepse kishte plan  të shkonte për pushime në Bullgari.Më tha të kujdesësha për shtëpinë, të shëtisja herë pas here në oborr dhe, gjatë natës, të ndizja dritat.

Unë i thashë:

“Rrini sa të doni. Unë do të kujdesëm për shtëpinë tuaj”.

Dhe kështu bëra.

Kur u kthye nga Bullgaria, e vazhduam jetën tonë të zakonshme.Në atë periudhë ai më tregoi se po punonte në Fakultetin Fikozofik, në administratë. Unë vahdova studimet, ndërsa jeta na çoi secilin në rrugën e vet.

Kur erdhi koha të ndaheshim dhe unë ia dorëzova çelsat, Prof. Halili më tha një fjali që nuk më është fshirë kurrë nga kujtesa:

“Nuk e besoj që do të më vinte një person si ju.”

Nuk e di nëse ai e kuptonte sa shumë do të më mbetej kjo fjali në mendje, Por unë e kam kujtuar për shumë vite.

Pasataj erdhën ngjarjet e vitit 1981. Unë isha pjesëmarrës në demostratat e asaj kohe. Për shkak të pjesëmarrjës, UDB ja, kërkonte të më arrestonte, por për fat arrita ti shpëtoj arrestimit.

Dhe pastaj erdhi lajmi që më tronditi.

Mora vesh se ishte arrestuar Prof. Halil Alidema.

Më kujtohet edhe sot dhimbja që ndjeva. Sytë mu mbushën me lot. Për rreth një javë, Prof. Halili nuk më hiçej nga mendja. Nuk mund ta shihja më thjeshtë si personin te i cili kisha banuar gjatë studimeve.Më kujtoheshin bisedat tona, këshillat e tij, mënyra si më kishte besuar shtëpinë e tij dhe ajo fjalia e fundit kur ia dorëzova çelsat.

Më vonë mësova edhe për dënimin e rëndë që iu dha dhe për grupin e intelektualëve me të cilët u dënua. Në atë grup ishin edhe figura te njohura të jetës intelektuale e kombëtare, ndër ta Ukshin Hoti dhe Ekrem Kryeziu.

Për mua megjithatë, Prof. Halili nuk ishte vetëm një emër në një domument apo në një lajm. Unë e kisha njohur nga afër. Kisha banuar në shtëpinë e tij. Kisha biseduar me të. Kisha parë tek ai atë që më kishte lënë përshtypjen e një njeriu me dije, dinjitet dhe dashuri për atdheun.

Për këtë arsye, lajmi për arrestimin dhe dënimin e tij më dhembi kaq shumë.

Sot kur i kthehem atyre viteve, mendoj se kam pasur një fat të veçantë që rrugët e mia u kryqëzuan me Prof. Halil Alidemën.Nuk pata mundësi ta takoja për shumë vite. Pas përfundimit të semestrit të tetë, nuk pata më fatin ta shihja.

Por takimet nuk maten me numrin e herëve që ndodhin. Maten me gjurmët që lënë.

Dhe Prof. Halil Alidema la gjurmë tek unë.

Për mua mbetet kujtimi i një njeriu që e njoha si student, i një intelektuali që më la përshtypjen e një atdhetari dhe i një njeriu që, edhe përmes disa bisedave të shkurtra, më dha një mësim për vlerën e kohës, dijës dhe përgjegjësisë.

Prof. Halil Alidema vdiq më 19.03.1996.

Jam mirënjohës që pata mundësinë ta njoh.

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.