Sonte, nga ora 19:00, në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Veteranë të Zonës Operative të Karadakut dhe qytetarë do të mblidhen për të nderuar dëshmorët dhe për të shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së./Gjilani INFO/



