Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzat janë ngritur më 9 shtator 2026 dhe përfshijnë këto vepra penale: Dy aktakuza ndaj dy personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; Dy aktakuza ndaj dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; Dy aktakuza ndaj dy personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet dhe personat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuzat./Gjilani INFO/


