Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor

September 8, 2026

Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”

September 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
  • Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
  • Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
  • Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
  • Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
  • Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
  • Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
  • Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Opinione

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

adminBy adminSeptember 8, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe sistemit demokratik është  i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin, madje edhe për vetë ata që për interesat e tyre të momentit, janë gati të përmbysin çdo gjë me vlerë në këtë vend. Prandaj është përpjekje që do të dështoj.

Në tri palë zgjedhjet e fundit në Kosovë, votuesit e Republikës së Kosovës, besimin për udhëheqjen e vendit ia kanë dhënë Lëvizjes Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, është vërejtur mungesa e vullnetit të partive parlamentare që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, me shpresën e secilës prej tyre se në  zgjedhje e reja do të fitonin më shumë vota.

Në zgjedhje e reja të përkohshme parlamentare që ndodhën me 28 dhjetor të vitit 2025, Lëvizja Vetëvendosje përsëri u rangu e para.  Pas konstituimit të Kuvendin dhe  Qeverisë, nuk u arrit marrëveshja  për zgjedhjen e presidentit  edhe pse të gjithë kërkonin një kandidat koncensual, opozitarët nuk propozuan asnjë kandidat edhe pse Vetëvendosja kërkoj tri propozime nga opozita, ata (opozita) as nuk propozuan dhe as nuk e votuan njërën nga kandidatet e propozuar  nga Vetëvendosja, kështu vendi, për herë të dytë, pa nevojë, shkoi në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në këto zgjedhjet  të treta parlamentare, brenda 16 muajve, në të cilat rreth 20% e votuesve, të pakënaqur me sjelljet e partive në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit 2025, nuk doli në zgjedhje, por shumica e atyre që dolën votën përsëri ia dhanë Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj.

Tani kur për herë të tret votuesit qeverisjen e vendit ja besuan Lëvizjes Vetëvendosje. Refuzimi i pranimit të vullnetin të shumicës së votuesve, të shprehur në zgjedhje, është i pakuptimtë. Prolongimi i pranimit të vullnetit të qytetarëve vetëm sa e dëmton vendin por as prolonguesve nuk ju sjell asgjë të mirë.

Derisa në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit 2025 partitë e fajësonin njëra tjetrën  për mos arritjen e marrëveshjes për president, pas zgjedhjeve të qershorit 2026 situata u qartësua.

Këtë herë Vetëvendosja arriti të merret vesh me LDK-në për një kandidat të përbashkët, të propozuar nga LDK-ja. Edhe pse për kandidatin e propozuar nuk pati vërejtje nga asnjë parti, gjashtë deputet të LDK-së, dhe dy partitë tjera opozitare, deklaruan se nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar.

Këtë herë, refuzuesit u deklaruan hapur se këtë po e bëjnë me qëllim të  pamundësimi të fituesit të zgjedhjeve ta udhëheq vendin.

Angazhimi për pengimin e partisë që e ka marrë përkrahjen e shumicës së votuesve në zgjedhjet të lira është përpjekje për ta penguar vullnetin e popullit të shprehur tri herë  brenda 16 muajve, përmes votimit të lirë dhe demokratik, kjo në të vërtetë është përpjekje e hapur për ndryshim të sistemit demokratik.

Kur kësaj ia shtojmë edhe deklaratat e disa  eksponentëve të caktuar të  opozitës  se partin në pushtet duhet rrëzuar me dhunë, kjo pastaj qartëson plotësisht angazhimin  për përmbysje të demokracisë dhe instalimin e diktaturës.

Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe sistemit demokratik është  i dëmshëm dhe i rrezikshëm  për vendin, madje edhe për vetë ata që për interesat e tyre të momentit, janë gati të përmbysin çdo gjë me vlerë në këtë vend. Është përpjekje që do të dështoj./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit

September 7, 2026

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Mos humbni
Opinione

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

By adminSeptember 8, 2026

Shkruan: Ismajl Kurteshi Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin…

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor

September 8, 2026

Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”

September 8, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor

September 8, 2026

Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”

September 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.