Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor

September 8, 2026

Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”

September 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
  • Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
  • Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
  • Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
  • Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
  • Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
  • Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
  • Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
Lajme Lokale

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor

adminBy adminSeptember 8, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan po ndërmerr hapa të rinj drejt forcimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor me institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Selim Daku, dhe prodekani Blerim Haziri, pritën në takim profesorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Skënder Demaliaj. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor, kujtesës historike dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike.

Vëmendje e veçantë iu kushtua librit “Masakra e Gjilanit”, i cili sjell kujtimet dhe dëshmitë e Shaban Haxhisë, dëshmitar i Masakrës së Gjilanit. Të pranishmit theksuan rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së dëshmive historike, veçanërisht për brezat e rinj dhe për studiuesit që merren me trajtimin e ngjarjeve historike.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë që kjo vepër të jetë e qasshme për institucionet publike, bibliotekat dhe individët e interesuar, me qëllim të pasurimit të burimeve që kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës historike.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm i takimit ishte dakordimi për përfshirjen e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në Konferencën Shkencore “Flaka e Janarit”, e cila do të organizohet në Gjilan në janar të vitit 2027.

Pjesëmarrja e profesorëve dhe hulumtuesve nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në këtë konferencë pritet të krijojë mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave akademike, prezantimin e rezultateve të kërkimit shkencor, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe inicimin e projekteve të përbashkëta shkencore.

Takimi ndërmjet përfaqësuesve të Fakultetit të Shkencave Sociale të UKZ-së dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë u vlerësua si një hap konkret drejt ndërtimit të një bashkëpunimi më të qëndrueshëm akademik e shkencor ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve

September 7, 2026

Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi

September 7, 2026

Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë

September 7, 2026
Mos humbni
Opinione

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

By adminSeptember 8, 2026

Shkruan: Ismajl Kurteshi Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin…

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor

September 8, 2026

Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”

September 8, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor

September 8, 2026

Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”

September 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.