Komiteti i Cilësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan në takimin e radhës, ka diskutuar progresin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC) dhe hapat e mëtejmë për avancimin e tij.
Në takim kanë marrë pjesë drejtori i QKMF-së, Dr. Basri Kamberi, përfaqësues të menaxhmentit, kryesuesi i Komitetit të Cilësisë, Dr. Zejdush Tahiri, si dhe mentorja Dr. Lindita Çarkaxhiu.
Gjatë këtij takimi është analizuar puna e deritanishme në kuadër të SMC-së, si dhe janë përcaktuar edhe hapat e ardhshëm me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe ngritjes së standardeve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
QKMF Gjilan thekson se do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët./Gjilani INFO/


