Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
  • Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
  • Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
  • Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
  • Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
  • Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
  • Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
  • Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ndërroi jetë dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i shquar shqiptar
Kulturë

Ndërroi jetë dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i shquar shqiptar

adminBy adminSeptember 1, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Një jetë kushtuar dijes, Kosovës dhe çështjes shqiptare

Sot, më 1 shtator 2026, në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë në Londër historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Dr. Daut Dauti, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet.

Pavarësisht trajtimit të vazhdueshëm dhe kujdesit mjekësor në një nga institucionet më të njohura shëndetësore në Londër, sëmundja ishte e pamëshirshme.

Me largimin e tij, familja humbi bashkëshortin, babanë dhe gjyshin e dashur; miqtë humbën një njeri besnik e fisnik, ndërsa kultura, gazetaria dhe historiografia shqiptare humbën një studiues me kontribut të veçantë.

Dr. Daut Dauti u lind në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, vendlindje me të cilën mbeti i lidhur shpirtërisht gjatë gjithë jetës. Edhe pse një pjesë të madhe të jetës dhe veprimtarisë së tij profesionale e kaloi në Prishtinë dhe Londër, Kokaj mbeti vendi që e donte veçanërisht, vendi i kujtimeve, i familjes dhe i rrënjëve të tij.

Domethënës është fakti se pikërisht këtë vit ai botoi edhe një libër me tregime e kujtime që lidhen me vendlindjen e tij, sikur të dëshironte t’i linte asaj edhe një dëshmi të fundit të dashurisë dhe lidhjes së tij të pandashme me Kokajn.

Shkollën fillore Daut Dauti e kreu në Prishtinë, ndërsa gjimnazin në Gjilan. Studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Ai i përkiste brezit të intelektualëve shqiptarë që gazetarinë nuk e kuptuan vetëm si profesion, por edhe si përgjegjësi publike.

Shkrimet e para i botoi në gazetën studentore “Bota e Re”, për të vazhduar më pas në revistën “Zëri”. Nga viti 1994 deri më 1999 ishte korrespondent i saj nga Londra, në një periudhë vendimtare për Kosovën.

Në vitet 1999–2001 punoi si redaktor në Institute for War and Peace Reporting (IWPR) në Londër dhe ishte ndër njerëzit që kontribuuan në themelimin e zyrës së këtij instituti në Prishtinë.

Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, ndërsa në të njëjtën periudhë ishte edhe anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Veprimtaria e tij profesionale e çoi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2002 qëndroi në Kettering Foundation në Dayton, ku zhvilloi hulumtime mbi median dhe demokracinë, duke vazhduar më pas bashkëpunimin si International Fellow dhe duke botuar studime në fushën e gazetarisë, politikës dhe shkencave juridike.

Në vitin 2005 punoi si këshilltar për media dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Bajram Kosumi.

Në Londër ishte i angazhuar edhe pranë International Organization for Migration (IOM) dhe bashkëpunoi me organizata e institucione ndërkombëtare si këshilltar për informim dhe çështjet e Ballkanit.

Por një nga kontributet e tij më të rëndësishme mbetet puna në historiografi.

Në University of Leeds, në Shkollën e Historisë, Dr. Daut Dauti zhvilloi hulumtime shumëvjeçare mbi politikën britanike dhe çështjen shqiptare, duke mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën:

“The British Foreign Policy and the Albanian Question 1876–1914” – “Politika e jashtme britanike dhe çështja shqiptare 1876–1914”.

Puna e tij mbi dokumentacionin diplomatik britanik solli në historiografinë shqiptare burime dhe këndvështrime të rëndësishme për periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, diplomacinë e Fuqive të Mëdha dhe zhvillimin e çështjes shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Ai ishte autor i një vargu librash dhe studimesh, ndër të cilat:

“Reflektime Shqiptaro-Britanike”,
“Lufta për Trepçën”,
“Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet”,
“Building an Independent Media in Kosova – Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë”,
“Assemblies and Ancient Deliberation According to the Code of Lekë Dukagjini”,
dhe veprës së rëndësishme
“Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877–1880”.

Përveç librave, la pas një numër të madh artikujsh, analizash dhe punimesh shkencore të botuara në Kosovë, Britani të Madhe dhe vende të tjera.

Në paraqitjet e tij publike ishte analist i mprehtë, kritik kur e kërkonte e vërteta dhe i palëkundur në bindjen se interesat e Kosovës dhe çështja shqiptare duhej të mbroheshin me dije, argument dhe dokument.

Për ata që patën fatin ta njihnin nga afër, Daut Dauti ishte shumë më tepër se historian, gazetar e studiues. Ishte mik, bashkëpunëtor, bashkëbisedues i jashtëzakonshëm dhe njeri i cili dijen e ndante pa kursim.

Pas vetes la bashkëshorten, vajzën, dy djemtë, një nip dhe një mbesë, familjen e gjerë, miqtë, kolegët dhe një trashëgimi të çmuar intelektuale.

Sipas dëshirës dhe lidhjes së tij të përhershme me vendlindjen, Dr. Daut Dauti do të varroset në Kokaj, në tokën që e deshi aq shumë dhe së cilës iu kthye vazhdimisht në shkrimet, kujtimet dhe tregimet e tij.

Dauti po kthehet për herë të fundit në Kokajn e tij.

Por librat, studimet, shkrimet dhe kujtimi për të do të mbeten.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Daut Dautin.
Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

By adminSeptember 1, 2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, Drejtoria Rajonale e Policisë në…

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026

Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit

September 1, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor

September 1, 2026

Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës

September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë

September 1, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.