Kamenica Summer Fest solli edhe këtë vit një atmosferë të veçantë sportive, ndërsa garues të moshave të ndryshme u përballën në Turneun e Shahut, duke dhuruar gara interesante dhe rivalitet të bukur sportiv.
Pas përfundimit të garave, më të suksesshmit u shpërblyen për rezultatet dhe paraqitjen e tyre.
Katër vendet e para:
Vendi i parë – Besim Uruçi
Vendi i dytë – Muhamet Asllani
Vendi i tretë – Lir Basha
Vendi i katërt – Sami Salihu
Çmimet në kategoritë e veçanta:
* Shahisti më i mirë U18 – Ledri Krasniqi
* Shahisti nga diaspora – Hasan Krasniqi
* Shahisti nga Kamenica – Bujar Fetiu
Turneu u karakterizua nga lojëra interesante, rivalitet sportiv dhe një atmosferë e veçantë mes dashamirëve të shahut.
Aktivitete të tilla kanë rëndësi jo vetëm për promovimin e shahut, por edhe për zbulimin e talenteve të reja dhe forcimin e lidhjeve brenda komunitetit përmes sportit.
Kamenica Summer Fest vazhdon të sjellë aktivitete të ndryshme për qytetarët, duke e kthyer verën në Kamenicë në një hapësirë të takimit, garës dhe argëtimit./Gjilani INFO/


