Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri të llojit AK-47 gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 4 gusht 2026, rreth orës 21:40.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari, mashkull kosovar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit AK-47.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa pas konsultimit me prokurorin e shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe hetimet do të vazhdojnë nga organet kompetente./Gjilani INFO/


