Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 21:00. Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet e drejtësisë./Gjilani INFO/


