Një i mitur është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje në një lokal për shitjen e armëve.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 00:07, kur i dyshuari, mashkull kosovar i mitur, është kapur në flagrancë gjatë tentativës për të hyrë dhe vjedhur në lokalin në fjalë.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti./Gjilani INFO/


