Një person është arrestuar të martën pasdite në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 16.67 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pas intervistimit nga organet kompetente, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse./Gjilani INFO/


