Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave të ndryshëm, për vepra të ndryshme penale, në kuadër të veprimeve të rregullta të ndjekjes penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë ngritur: Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Kanosja”; Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ndjekjen e autorëve të veprave penale dhe garantimin e sundimit të ligjit. /Gjilani INFO/


