Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për veprat penale “Sulmi”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”, të parashikuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Prokuroria ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat përfshijnë: Një aktakuzë ndaj tre personave për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”; Një aktakuzë ndaj një personi për “Vjedhje të shërbimeve”; një aktakuzë ndaj një personi për “Mashtrim”;
Një aktakuzë ndaj një personi për “Dhunë në familje” dhe një aktakuzë ndaj një personi për “Tregti e ndaluar”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ritheksuar përkushtimin e saj në ndjekjen dhe trajtimin e të gjitha rasteve penale, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit publik./Gjilani INFO/


