Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, të cilat tregojnë një numër të lartë aksidentesh në komunikacion dhe mijëra gjoba të shqiptuara për shkelje të rregullave të trafikut.
Sipas raportit:
-Nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
-Janë regjistruar 31 aksidente trafiku me të lënduar.
-Kanë ndodhur 36 aksidente me dëme materiale.
-Policia ka shqiptuar 2,723 tiketa trafiku.
-Janë arrestuar 25 persona.
-15 persona janë dërguar në mbajtje.
-Nuk është dërguar asnjë person në ndalim policor dhe
-2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë./Gjilani INFO/


