Sipas të dhënave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 26 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në fushën e sigurisë rrugore, policia ka shqiptuar 1.953 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 30 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, asnjë person nuk është ndaluar me urdhër të policisë, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


