Një rast i sulmit fizik dhe kanosjes është raportuar në Kamenicë, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 08:00, ku një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht një mashkull kosovar.
Viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/


