Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe gjashtë fishekë gjatë një kontrolli të realizuar me urdhër të gjykatës në rrugën “Shpati” në Gjilan.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 20 prill 2026, rreth orës 08:59, kur gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar arma dhe municioni.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet për veprën penale “Posedim ilegal i armës”./Gjilani INFO/


