Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë me dije sot, se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas sajë, njëri person dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa personi tjetër për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Po ashtu, nga e njëjta Prokurori është ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Njoftohet se nuk është bërë publike identiteti i personave të përfshirë, ndërsa procedurat ligjore ndaj tyre do të vazhdojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi./Gjilani INFO/


