Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për 24 orë një të mitur, i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Po ashtu, Prokuroria ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit, veprimet janë ndërmarrë në kuadër të luftimit të kriminalitetit dhe zbatimit të ligjit./Gjilani INFO/


