Drejtoria për Buxhet dhe Financa në kuadër të Komunës së Kamenicës, ka mbajtur dëgjim buxhetor edhe përfaqësues nga HANDIKOS.
Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku e Arlinda Sejdiu dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2027.
Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2027, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës./Gjilani INFO/




