Një incident është regjistruar në qendrën e ndalimit në Kamenicë, ku një person i dyshuar ka dëmtuar inventarin e objektit derisa ndodhej në paraburgim.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 4 korrik 2026, rreth orës 07:30. I dyshuari ka filluar të demolonte rrethojat metalike të dritareve nga brenda qendrës së ndalimit.
Pas reagimit të zyrtarëve policorë, atij i janë vendosur prangat dhe është transferuar në një dhomë tjetër të mbajtjes, me qëllim të vënies nën kontroll të situatës.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprimet e mëtejshme procedurale./Gjilani INFO/


