Një person është arrestuar në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjetën armë dhe municion që dyshohet se i posedonte në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 korrikut 2026, rreth orës 02:10. Gjatë kontrollit të çantës së të dyshuarit, policia ka sekuestruar një pistoletë, 50 fishekë, një këllëf arme, si dhe një xhaketë të vjetër të Policisë së Kosovës.
Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari nuk posedonte leje për armën dhe pajisjet e sekuestruara.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”./Gjilani INFO/


