Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 27 qershor 2026 janë ngritur:
* Një aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
* Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;
* Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
* Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosje”;
* Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Prokuroria nuk ka bërë të ditur identitetin e të pandehurve, ndërsa procedurat gjyqësore do të vazhdojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi./Gjilani INFO/


