Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

adminBy adminJune 27, 2026Updated:June 27, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Sabri Abdullahu

Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së saj gjatë regjimit jugosllav, të ruajtura nga djali i saj, Sabri Abdullahu, dëshmojnë për një jetë të mbushur me përndjekje, arrestime dhe burgosje, por edhe me qëndresë e dinjitet.

Nënë Zela u lind në Zhegër të Gjilanit në vitin 1928. U martua me Hasip Abdullahun në Shurdhan të Karadakut dhe së bashku krijuan një familje me pesë djem dhe tri vajza.

Fëmijët e tyre e filluan dhe e përfunduan shkollimin fillor me sukses të shkëlqyeshëm. Mirëpo, pas demonstratave të vitit 1968, familja Abdullahu u bë cak i vazhdueshëm i regjimit jugosllav. Arrestimet, bastisjet dhe burgosjet u kthyen në një realitet të përditshëm.

Nga rrëfimet që Sabri Abdullahu i ka ruajtur nga nëna e tij, ajo kujtonte:

“Mbaj mend një mëngjes kur oborri ynë u mbush me policë. Nga prania e tyre dridhej e gjithë lagjia Abdullahu. Burri ishte në kurbet, ndërsa djali Fazliu, për fat, ndodhej në Prishtinë, ku studionte. Pikërisht atë po e kërkonin.

” Policët hynë në shtëpi, kontrolluan çdo cep dhe përmbysën gjithçka që u dilte përpara. Shtëpia u shndërrua në rrëmujë, por u larguan të zhgënjyer, pasi nuk e gjetën Fazliun dhe asgjë tjetër që mund ta përdornin kundër familjes.

“Policia dhe bashkëpunëtorët e regjimit antishqiptar sikur e kishin mësuar rrugën për në shtëpinë tonë në Shurdhan, e më pas edhe në Gjilan, ku u vendosëm për të jetuar”, rrëfente ajo.

Në nëntor të vitit 1975 u arrestua djali i madh, Fazliu. Për ditë të tëra familja nuk dinte se ku ndodhej.

“E kërkuam në Vrajë dhe na thanë se ishte në Leskovc. Shkuam atje, por na kthyen duke na thënë se ndodhej në Vrajë. Më në fund e gjetëm aty. Më pas u dënua me gjashtë vjet burg të rëndë”, kujtonte Nënë Zela.

Djali tjetër, Kadriu, kishte emigruar në Zvicër. Ai vinte fshehurazi për të vizituar familjen, por kur autoritetet nisën ta kërkonin, nuk mundi të vinte më, pasi rrezikonte arrestimin.

Ndërkohë, Samiu, i cili studionte dhe punonte në Prishtinë, kishte kaluar ilegalisht në Shqipëri. Pas kthimit u arrestua dhe u dënua me 30 ditë burg.

Edhe bashkëshorti i saj, Hasipi, nuk i shpëtoi përndjekjes. Teksa po nisej për në Zvicër, u ndalua nga UDB-ja në Bujanoc, nën dyshimin se po i dërgonte materiale “armiqësore” djalit të tyre, Kadriut.

“Kur shkuam ta takonim, kërkonin të dinin se kush më kishte treguar që burri ndodhej aty. Në mes të natës më morën edhe mua në pyetje, por nuk u tregova asgjë.”

Kur më në fund iu lejua ta shihte bashkëshortin, ajo u përball me një pamje rrëqethëse.

“Isha me djalin Samiun. Burri dukej aq shumë i rrahur dhe i maltretuar, sa Samiu tha: ‘E paskan mbytë babën tonë, të poshtërit, oj Nanë!’. Vetëm për këto fjalë ai u dënua me dy muaj burg.”

Për shkak të përndjekjeve të vazhdueshme, Samiu u detyrua të largohej drejt Zvicrës.

Një nga kujtimet më të dhimbshme të Nënë Zelës ishte viti 1986.

“Kurrë nuk mund ta harroj atë vit. U arrestua Fazliu në Gjilan, Selajdini në Prishtinë dhe ti, Sabri, në Shurdhan. Të gjeta të lidhur për shkallët e shtëpisë, ndërsa shtëpia ishte bastisur dhe bërë rrëmujë.”

As vajzat nuk shpëtuan nga represioni. Vajza e saj, Mirvetja, u arrestua një mbrëmje nga UDB-ja në shtëpi dhe u maltretua aq rëndë fizikisht e psikikisht, sa u detyrua të qëndronte dhjetë ditë në Spitalin e Gjilanit.

Kulmi i ankthit erdhi gjatë luftës së Kosovës.

“Kur m’i arrestuan djemtë në vitin 1999, e humba shpresën se do t’i shihja më të gjallë. Falë Zotit nuk ndodhi më e keqja që prisnim.”

Duke përmbledhur gjithë jetën e saj, Nënë Zela thoshte:

“Shumë kemi vuajtur dhe kemi humbur, sepse ishim vazhdimisht nën përcjellje. Por humbja që nuk mund të kompensohet është mohimi i shkollimit dhe pamundësia e fëmijëve tanë për t’u punësuar, pavarësisht përgatitjes së tyre.”

Në nderim të jetës dhe sakrificës së saj, një rrugë në Zhegër të Gjilanit mban emrin e Nënë Zelës.

Ajo ndërroi jetë në vitin 2013, duke lënë pas një familje të madhe me 25 nipa e mbesa, si dhe një histori që dëshmon për sakrificën dhe qëndresën e një familjeje shqiptare përballë represionit të regjimit jugosllav./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.