Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku është biseduar lidhur me koordinimin për realizimin e projekteve të radhës për Gjilanin.
“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me nivelin qendror dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Qeveria Kurti, diskutuam për investimet e reja që po fuqizojnë kujdesin parësor shëndetësor në komunën tonë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se fokusi mbetet modernizimi i infrastrukturës shëndetësore dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve për çdo qytetar.
“Me mbështetjen e qeverisë, po jetësojmë projekte konkrete që sjellin kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor”, tha kryetari Hyseni./Gjilani INFO/


