Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike në një aksion të zhvilluar në Viti.
Sipas raportit policor, zyrtarët kanë vërejtur dy persona të dyshuar, të cilët sapo kanë parë policinë janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit të lokacionit ku ishin parë të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale.
Në mesin e sendeve të konfiskuara janë rreth 172.9 gramë substancë e dyshuar e llojit marihuanë, një peshore elektronike, një telefon celular, një veturë si dhe një moto-skuter.
Rasti është iniciuar si “Posedim ilegal i narkotikëve”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse policore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar./Gjilani INFO/


