Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit
Lajme Lokale

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

adminBy adminJune 15, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi- Kqikut, të hënën ka mbajtur seancë solemne, për nder të 27-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Komunës, përfaqësues nga institucionet e sigurisë e përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Në fjalën e rastit, kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi-Kqiku, tha se kjo datë e shënuar na rikthen në kujtesë një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë të re, ditën ku më 15 qershor 1999, Gjilani dhe mbarë Kosova nisën një kapitull të ri të lirisë, shpresës dhe dinjitetit njerëzor.

“Liria që e gëzojmë sot, nuk erdhi rastësisht. Ajo është rezultat i sakrificës së dëshmorëve, martirëve dhe luftëtarëve të lirisë, të cilët me guximin dhe vendosmërinë e tyre, zgjodhën rrugën më të vështirë për të siguruar të ardhmen e brezave që vijnë pas tyre. Në këtë ditë, me respektin më të madh, përulemi para veprës së tyre madhështore, duke shprehur mirënjohjen e pafund për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe të gjithë ata që kontribuan në mënyra të ndryshme në përpjekjen e përbashkët për lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë ajo, për të shtuar se Gjilani ka qenë dhe mbetet një qytet i rëndësës, i qëndresës, patriotizmit dhe i vlerave kombëtare.

“Bijtë dhe bijat e këtij qyteti dhanë kontribut të çmuar në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtetndërtimit, prandaj sot është ditë krenarie për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, ka theksuar, veç tjerash, kryesuesja Latifi-Kqiku.

Në këtë séance solemne kanë dhënë mesazhet e tyre edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ish-zëdhënësi i ZOK, Ismet Sylejmani, sikurse edhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Komunës, Shpend Nuhiu (LVV), Sami Ahmeti (LDK) dhe Bujar Nevzadi (PDK)./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.