Sot në Gjilan, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, takuan profesionistët shëndetësorë.
Për investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, bashkëpunimin e mirë dhe përkrahjen e vazhdueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kryetari Alban Hyseni e falënderoi ministrin Vitia në takimin me profesionistët shëndetësorë.
Ministri Vitia i njoftoi mantelbardhët me vendimin për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, si një hap i rëndësishëm në zbatimin e ligjit dhe jetësimin e zotimit tonë për sigurimet shëndetësore.
Sigurimet shëndetësore janë mekanizëm solidariteti dhe mbrojtjeje sociale, që askush të mos përballet me varfërim si pasojë e sëmundjes.
Shëndetësia është prioritet në shtetin për krejt, thuhet në fudn të njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan..


