Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me alternime mes periudhave me diell dhe vranësirave, ndërsa në disa zona priten reshje të kohëpaskohshme shiu.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor me intensitet të lehtë deri mesatar, nga 1 deri në 6 metra në sekondë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius./Gjilani INFO/


