Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me transportin e druve nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti është evidentuar më 13 maj 2026 në fshatin Shahiq, ku gjatë patrullimit policia ka ndaluar një kamion të drejtuar nga një mashkull kosovar, i ngarkuar me dru.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit përcjellës, dyshohet se një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në mënyrë të kundërligjshme ka bërë damkosjen e druve dhe ka lëshuar fletë-përcjelljen.
Me vendim të prokurorit, drutë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti mbetet nën hetime nga organet kompetente./Gjilani INFO/


